Në asnjë lëndë prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë në situatë konflikt interesash, thonë nga PPRMV-së, pasi deputeti Antonio Milloshoski përmes një publikimi në Fejsbuk e ndërlidhi Lupço Kocevskin me Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin.
“As në lëndën e përmendur, e as në ndonjë lëndë tjetër prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë në situatë konflikt interesash”, reaguan nga PPRMV-ja.
Milloshoski mëngjesin e sotëm shkroi se derisa Georgiev ka qenë gjykatës në Gjykatën Supreme, ndërsa Memeti anëtar dhe nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik, kanë bërë pazare në vend të drejtësië, pas çka shtoi se Kocevski ka bërë marrëveshje të lehtë me të dytë për dënimet e tyre.
Prokurori republikan Kocevski ditëve të fundit është temë e bisedës midis pjesëtarëve të shumicës qeveritare. Edhe ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në intervistë për MKD.mk tha se dorëheqja e Kocevskit do të ishte hap i logjikshëm dhe i domosdoshëm për ruajtje të integritetit gjyqësor.