7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPas 21 vjetësh, Putin tregon pse rusët pushtuan aeroportin e Prishtinës dhe...

Pas 21 vjetësh, Putin tregon pse rusët pushtuan aeroportin e Prishtinës dhe çfarë roli kishte personalisht

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka qenë pjesë e vendimmarrjes kur forcat ruse kishin pushtuar Aeroportin e Prishtinës pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur më 12 qershor 1999 kur forcat ruse kishin hyrë të parat në Aeroport dhe kishin refuzuar të largoheshin pavarësisht ndërhyrjes së forcave të NATO-s.

Putin thotë se kishte dhënë mendimin e tij për këtë ndërhyrje duke thënë se mund ta pushtojnë aeroportin e Prishtinës nëse një veprim i tillë është i përshtatshëm.

“Kjo është ajo që unë i thashë: Nëse mendon se është e përshtatshme, bëje atë”, shtoi Putin, shkruan B92, transmeton Express.

” Unë kam qenë atëherë sekretari i Këshillit të Sigurisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, atëherë gjenerali Anatoly Kvashnin, u afrua tek unë dhe më tha që ekzistonte një ide për të pushtuar këtë aeroport. Kur e pyeten – Pse? ” “Ishte e qartë se ne do të duhet të largohemi prej atje një ditë, por do të kemi diçka për të negociuar”, ka thënë Putin për televizionin Rusia 1.

Forcat ruse të vendosura në Bosnje ishin nisur në drejtim të Kosovës në mëngjesin e 12 qershorit dhe kishin arritur ta merrnin nën mbikëqyrje aeroportin e Prishtinës. Kundër kishte qenë NATO dhe udhëheqësit e Aleancës Veri Atlantike por s’kishte pasur rezistencë.zeri.info

Udhëheqësi i NATO’s, amerikani Ëesli Clark, kishte dhënë urdhër të pengoheshin forcat ruse, por se i njëjti urdhër nuk ishte zbatuar nga udhëheqësi i forcave të KFOR’it në Shkup Mike Jackson, i cili kishte thënë se s’është i gatshëm të nisë një Luftë të Tretë Botërore.

Më 17 qershor 2001, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte vizituar trupat ruse në aeroportin e Prishtinës.

Forcat ruse ishin larguar nga Kosova më 2 korrik të vitit 2003 pasi kishin shkaktuar disa skandale dhe dhunime në vendet ku kishin shërbyer, kryesisht nëpër enklava serbe.

Kosova ka shënuar më 12 qershor ditën e çlirimit nga Serbia, e cila ka vrarë më shumë se 10 mijë persona, ka dhunuar më shumë se 20 mijë gra e burra, ka vrarë më shumë se 1 mijë fëmijë dhe ka deportuar nga Kosova më shumë se një milion shqiptarë. Shteti i dytë  i shqiptarëve në Ballkan është shpallur i pavarur më 17 Shkurt 2008.

Rusia i ka dhënë gjithmonë përkrahje Serbisë derisa ka luftuar dhe penguar Kosovën në secilin hap që ka bërë ne fushën ndërkombëtare duke mos lejuar as anëtarësimin në organizata ndërkombëtare përfshirë OKB-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments