4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePartitë politike i dorëzuan Antikorrupsionit raport për financimin e pjesës së parë...

Partitë politike i dorëzuan Antikorrupsionit raport për financimin e pjesës së parë të fushatës

Partitë politike kanë filluar të dorëzojnë në KSHPK raportet për donacionet e mara gjatë fushatës së zgjedhjeve sipas ligjit. Ato me kohë kanë dorëzuar raporte për 10 ditët e para, ndërsa në vijim edhe për 10 ditët e dyta. Kryesisht të gjitha partitë politike i kanë dorëzuar raportet.

“Këto janë vetëm raporte për donacione të pranuara, kështu që ne nuk kemi pasqyrë të plotë për punën gjithëpërfshirëse të partive dhe të koalicioneve. Ato do t’i marrim pasi të kalojnë më së voni 90 ditë që nga publikimi i rezultateve përfundimtare. Jemi dëshmitarë se rezultatet ende nuk janë publikuar. Më së voni për 90 ditë do t’i dorëzojnë raportet financiare për shpenzimet dhe të ardhurat gjatë fushatës së zgjedhjeve pas çka do të mund të shohim se për çka është shpenzuar gjatë zgjedhjeve”, informoi në konferencën e sotme për media Katica Nikollovska nga KSHPK, njofton MIA.

Ajo potencoi se me ndryshimet e Kodit Zgjedhor për herë të parë është siguruar qasje direkte për KSHPK deri te të gjithë pjesëmarrësit në fushatën e zgjedhjeve me qëllim që të shihet se prej ku dhe sa mjete marrin qoftë nga persona juridikë ose fizikë.

“Njëkohësisht siguruam qasje në bazat e të dhënave nga MPPS në pjesën e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe përfitime të tjera të cilat i jep MPPS dhe bashkëpunim me Agjencitë për Punësim sa i përket asaj kontrolluam vallë donatorët e partive politike janë shfrytëzues eventualë social, a janë të punësuar a kanë të ardhura të tjera të cilat i kanë donuar në fushatën e zgjedhjeve”, tha Nikollovska.

Kjo, theksoi, do të jetë periudhë në të cilën do ti bëjmë ato kontrolle.

Kujtojmë se, zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 15 korrik. Sipas rezultateve preliminar të shpallura nga KSHZ, LSDM ka fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, Levica (E Majta) 2 dhe PDSH 1.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments