3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePartitë me akuza të ndërsjella për BE, Markoviq: Urime për Shqipërinë, por...

Partitë me akuza të ndërsjella për BE, Markoviq: Urime për Shqipërinë, por koha nuk po punon në interesin tonë

Partitë politike me akuza të ndërsjella për çështjen se kush është fajtor që Maqedonia mbetet e bllokuar në rrugën europiane, ndërsa Shqipëria po përparon. Nga LSDM theksuan se VMRO-DPMNE e ka arritur qëllimin e saj – ta largojë vendin nga BE. Prej kësaj partie akuzuan se pushteti nuk ka as plan, as qëllim që të afrojë vendin drejt Unionit, por vijoi përgjigjja nga VMRO-DPMNE.“Qëllim e kishin që Shqipëria të ndahet nga ne dhe të ec para, ndërsa Maqedonia të mbetet e bllokuar. Që të mund të ndërtojnë krim dhe korrupsion në vend të vlerave europiane. Politikat e tyre të gabuara kontribuan që kjo të ndodh, të jetë realitet. Edhe sot, kush i ngjan vendimit që Shqipëria të ndahet nga pakoja me Maqedoninë dhe të fillojë negociatat? Vetëm LSD dhe BDI…”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Nga BDI thonë se për shkak të dështimit të pushtetit aktual për të zbatuar reformat kushtetuese, Maqedonia është ndarë nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së. Sipas tyre, hapi i tillë është sulm ndaj unitetit dhe stabilitetit rajonal.

“Bashkimi Demokratik për Integrim, në vazhdimësi, ka paralajmëruar se ky dështim do të kishte pasoja të rënda. Çdo ditë që reformat kushtetuese shtyhen është një ditë e humbur për të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Çdo dështim në miratimin e këtyre reformave është një hap më larg nga familja evropiane dhe një hap më pranë izolimit, ndarjes dhe ngecjes në vend”, thonë nga BDI.

Sipas analistëve, rruga drejt Unionit është e hartuar dhe nuk mund të devijohet nga kjo rrugë. Profesori universitar Nenad Markoviq uroi Shqipërinë dhe shtoi se nëse tek ne injorohet sfida me ndryshimet kushtetuese tani, në të ardhmen sfida do të jetë edhe më e madhe.

“Fqinjëve duhet t’u dëshirojmë rrugë të lehtë, rrugë të qetë, të na tërheqin edhe neve në atë grup, por sigurisht kjo do të ndodh vetëm pasi që do të përballemi me këtë problem që është shumë emotiv. Elitat politike nuk dëshirojnë të rrezikojnë, të kapen në ngërç, e dini sa kushton kjo…posaçërisht nëse e keni premtuar në fushatë se nuk do ta bëni. Megjithatë edhe moszgjidhja e problemit nuk çon askund”, potencoi Nenad Markoviq – profesor universitar.Markoviq vlerëson se me pozitë të tillë status-quo mundet vetëm të përkeqësohet pozita e jashtme e vendit, duke rikujtuar përvojat me problemet shumëvjeçare me Greqinë. Përkatësisht, se koha nuk punon në anën e Maqedonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments