Partitë shqiptare edhe në këto zgjedhje garojnë të përcara dhe humbja e mandateve në një mënyrë ose tjetër do ndodhë.
Në fakt gjeneza e kësaj përcarjeje është tek partitë opozitare shqiptare të cilat pas cdo cikli dëshpërues humbjesh përcahen dhe lindin fraksione të reja .
Ky dyzim partishë po shfrytëzohet në mënyrë briliante nga pala maqedonase që shpesh i shfrytëzon ato për të ulur kërkesat e partive të mëdha shqiptare që duhet të qeverisin me partinë maqedonase.
Zaev ka qenë ai që më së shumti ka shfrytëzuar këtë përcarje të thellë.
Partitë opozitare fatkeqësisht edhe në këto zgjedhje nuk mundën të bashkohen sic ishte rasti mes ASH-BESA dhe Alternativa por edhe PDSH që do përbënin një bllok të madh opozitarë shumë sfidues .
Grindjet e thella që ekzistojnë mes partive shqiptare qëllim kanë mbijetesën politike dhe hyrjen në qeveri pa kushte për funksione dytësore.
Partitë e vogla shqiptare kanë në shënjestër vetëm BDI-në dhe jo partitë maqedonase.
Betejën politike ia kanë lënë BDI-së ta bëjë me dy subjektet që shqiptarët i kanë trajtuar të dorës së dytë prej vitesh .