2.8 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmePartia e Apasievit-LEVICA : Nga blloku politik shqiptar kishte kërcënime në Kuvend

Partia e Apasievit-LEVICA : Nga blloku politik shqiptar kishte kërcënime në Kuvend

Nga partia “LEVICA” përmes një njoftimi shprehen se dështimi i sotëm për bullgarizimin e Kushtetutës e vërtetoi se populli maqedonas përfaqësohet drejtpërdrejt nga partia e tyre dhe se pranie e deputetëve ndryshoi rrjedhën e historisë.

“Gjatë gjithë procesit, partia jonë e ruajti zemërimin e popullit përmes mesazheve që u përçuab me protestat e vitit të kaluar kundër të ashtu quajturit Propozimi franez dhe arriti të ushtrojë presion ndaj opozitës edhe disa herë u tërhoq nga pozicionet e saja”, thonë nga kjo parti./telegrafi

Ata shtojnë se sot nga foltorja e Kuvendi ka pasur kërcënime nga blloku politik shqiptar të cilët kanë kërcënuar se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, komunat shqiptare do të vazhdojnë vetëm në rrugën drejt BE-së.

“Këto janë kërcënime boshe nga partitë që nuk kanë çfarë të ofrojnë përveç shpërthimeve etno-shoviniste dhe nuk kalojnë te populli maqedonas”, thonë nga kjo parti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments