Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka miratuar regjistrimin e tre koalicioneve, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Kështu KQZ miratoi regjistrimin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që përbëhet nga tre parti politike: Partia Nisma Thurje, Partia Shqipëria Bëhet dhe Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare”. Ky koalicion do të drejtohet nga kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.
Koalicioni i dytë, i cili u miratua nga KQZ është “Djathtas për Zhvillim”, që përbehet nga partia “Djathtas 1912” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”.
Koalicioni i tretë që u miratua nga KQZ është “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ky koalicion përbëhet nga 26 parti politike dhe do të drejtohet nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha.
Partitë përbërëse të koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ janë;
1-Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.
2-Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
3-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
4-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
5-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
6-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
7-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
8-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
9-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
10-Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
11-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalahi.
12-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.
13-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani,
14-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
15-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
16-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
17-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.
18-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu
19-Partia Bashkimi Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
20-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
21-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
22-Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
23-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
24-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
25-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
26-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.