Partia Besa ka reaguar pas shtrenjtimit të derivateve të naftës. Nga ky subjekt politik thonë se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin, pasi masat që u miratuan dje për ballafaqim me krizën ekonomike, dolën të jenë jofunksionale.
“Këtë e vërteton edhe fakti se nuk kaluan as disa orë që qeveria miratoi masat, komisioni rregullator përsëri rriti çmimet e derivateve të naftës që në esencë i bën të pavlefshme edhe masat e ndërmarra për ulje të akcizës. Vendimi për uljen e akcizës së naftës po del të jetë vetëm politik populiste dhe e dështuar, duke mos ditur dhe duke mos marr masa në kohën e duhur. Po dëshmohet se kjo përbërje LSDM-BDI nuk ka kapacitetin e duhur për t’u ballafaquar me situata kaq të ndjeshme që me keqmenaxhimin e institucioneve mund të sjellin kollaps të plotë ekonomik të vendit”, thonë mes tjerash nga Partia Besa.