5.5 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBotaParlamenti i Koresë së Jugut fajëson presidentin, pezullohet nga të gjitha detyrat

Parlamenti i Koresë së Jugut fajëson presidentin, pezullohet nga të gjitha detyrat

Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të fajësuar presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, duke e pezulluar atë nga detyra zyrtare, për shkak të tentimit të tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje lufte, një javë më parë.

Parlamenti ka votuar me 204 vota për fajësimin e tij dhe 85 kundër.

Fuqitë e tij presidenciale do të pezullohen derisa një kopje e dokumentit për fajësimin e tij t’i dorëzohet atij dhe Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka afat prej 180 ditësh për të vendosur nëse duhet shkarkuar Yoon-in nga pozita e presidentit, apo për t’ia rikthyer pushtetin.

Nëse rrëzohet nga detyra, zgjedhjet për pasardhësin e tij duhet të mbahen brenda 60 ditësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments