Pasi e miratoi raportin e tij të fundit mbi Maqedoninë e Veriut, Parlamenti Evropian thekson se përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në merita dhe përmbushjen e Kriterëve të Kopenhagës. Eurodeputetët shprehën shqetësim serioz për përkeqësimin e gjendjes në luftën kundër korrupsionit dhe besimin gjithnjë e më të ulët të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Raporti nënvizon se ndonëse vendi ka miratuar reforma të rëndësishme, zbatimi mbetet i mangët, veçanërisht në fushat e qeverisjes, administratës publike, sundimit të ligjit dhe politikës kundër korrupsionit
“Korrupsioni në nivele të larta vazhdon të jetë një sfidë madhore,” – thuhet në raport. Eurodeputetët kërkojnë pavarësi më të fuqishme të gjyqësorit, më shumë llogaridhënie dhe resurse të mjaftueshme për institucionet mbikëqyrëse, si mënyra e vetme për të rivendosur besimin e publikut.
Përkundër një agjende ambicioze për reforma dhe një mbështetje financiare prej 750 milionë eurosh nga BE, vendi përballet me pengesa të brendshme dhe të jashtme, përfshirë ndikimet destabilizuese të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.