Deklaratat e Taravarit dhe Mickoskit hapin dyshime serioze se po fshehen marrëveshjet e turbullta pas përpjekjes që të kalojë parkingu në Qendrën Klinike – thonë nga LSDM-ja.
Socialdemokratët shtrojnë pyetjen nëse më vet publikimin e Shpalljes nga Ministria e Shëndetësisë janë vënë kushtet që mund t`i plotësojë vetëm “Gjoka Konstruction”.
LSDM-ja thotë se ky skandal duhet tërësisht të zbardhet.
“Qeveria ta publikojë Marrëveshjen me “Gjoka”, publikisht.
Komisioni Antikorrupsion dhe institucionet kompetente menjëherë të hapin procedurë për zbardhjen e rastit.Qytetarët kanë të drejta të dijnë nëse tenderi ka qenë i kurdisur për firmë paraprakisht të dakorduar.
Ky pushtet DPMNE – VLEN mendon se mund të shesë resurse shtetërore në dëm të qytetarëve, por LSDM-ja këtë nuk do ta lejojë” – tha Kuzeska nga LSDM.
Lidhur me situatën në shëndetësi, ndryshe mendojnë në koalicionin VLEN.
Sipas tyre, Arben Taravari dhe VLEN po sjellin ndryshimin në shëndetësi!
Shëndetësia nuk do të jetë më viktimë e keq menaxhimit dhe abuzimeve! Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor” – thonë nga VLEN.
Operatori privat nga Shqipëria “Gjoka Konstruction” është e vetme kompani që ishte paraqitur në thirrjen për partneritet publiko-privat. Nëse fiton marrëveshjen, do të obligohet të investojë në garazhe me kate, por do të inkasojë 50 den për një orë, në vend të 30 denarëve sa është aktualisht, kurse shteti duhet t`i transferojë vetëm 1% të të ardhurave vjetore.