Gjyqtarët nuk do të dalin në protestë paralajmëruese të enjten.
Shoqata e Gjyqtarëve përmes një komunikate me shkrim ka bërë të ditur se është arritur marrëveshje me Qeverinë për përmirësimin e gjendjes materiale të gjyqtarëve. Ata kërkuan rritje të pagave me 15 për qind.
“Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë sa i përket ndryshimeve tashmë të dakorduara në Ligjin për pagat e gjyqtarëve dhe sa i përket rritjes së koeficientit për përllogaritjen e pagave të gjyqtarëve për 15 për qind”, njoftojnë nga Shoqata e Gjyqtarëve.
Po ashtu, presin që ndryshimet për pagat e gjyqtarëve t’u prezantohen deputetëve për një kohë të shkurtër, por jo më vonë se data 30 qershor, siç kërkuan me paralajmërimin e protestës.
Ka dështuar sot protesta e Konfederatës së Sindikatave të Lira, e cila do të mbahej para Kuvendit dhe qeverisë. Kreu akuzoi anëtarësinë se nuk po protestonte për shkak të presionit.
Nga Konfederata e Sindikatave të Lira thonë se me protestën kanë dashur të kërkojnë harmonizim të pagave në sektorin publik me minimumin që tani arrin në 18 mijë denarë.
Protesta për rritjen e pagave në sektorin publik ishte paralajmëruar të zgjasë deri të premten.