7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeParalajmërohet zgjerimi i 'Listës së zezë' me politikanë kosovarë

Paralajmërohet zgjerimi i ‘Listës së zezë’ me politikanë kosovarë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, ka thënë të ketë indikacione se edhe politikanë të Kosovës që “kanë penguar procese në momente të caktuara” do të përfshihen në “Listën e zezë”, tash kur ajo pritet të përditësohet

Avni Spahiu, ambasadori i parë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka paralajmëruar se edhe politikanë shqiptarë do të përfshihen në “Listën e zezë” gjatë përditësimit që e ka paralajmëruar Uashingtoni zyrtar.

“Po, absolutisht do të ketë”, ka thënë Spahiu të enjten, në një intervistë dhënë në  KTV. “Mund të jetë një listë, e cila do të ketë individë që në njëfarë mënyre apo tjetër kanë penguar procese në momente të caktuara dhe tani është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika”.

Ambasadori ka thënë të ketë bërë edhe një studim mbi divergjencat mes Kosovës dhe SHBA-së, që kanë ndodhur në vitet e pasluftës. Ka gjetur 25 sosh. Në mesin e tyre ka listuar: veprime që kanë të bëjnë me sigurinë, me fokus në veriun e banuar me serbë; të tjera të karakterit ekonomik, përfshirë ato që lidhen me projektet energjetike; e më kryesoret ato të natyrës politike, ku ka përmendur nismën që kishin ndërmarrë institucionet për ta anuluar Gjykatën Speciale.

Spahiu rikujtoi që presidenti Joe Biden paralajmëroi zgjerimin e “Listës së zezë” me njerëz që janë të njollosur në aspekte të ndryshme duke filluar nga rrezikimi i paqes, minimi i demokracisë dhe që janë të zhytur në kriminalitet e korrupsion. Ai theksoi se mesazh thuajse i ngjashëm është dhënë edhe në letrën që numri një i Shtëpisë së Bardhë e përcolli tek homologët e tij në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, menjëherë pas inaugurimit.Prova për jetësim të këtij mesazhi thotë të ketë dhënë me sanksionet që ka vënë, si këtë javë ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ashtu edhe ndaj disa eksponentëve serbë politikë dhe të biznesit që jetojnë dhe veprojnë në veriun e Kosovës.

“Nëse i shohim zhvillimet politike në Bosnjë, ka qenë Dodiku ai që ka rrezikuar jo vetëm shtetin e Bosnjës, por edhe më gjerë, me kërcënimet e tij agresive ka paralajmëruar rrezik edhe për rajonin”, ka thënë Spahiu. “Ky është një sanksionim i drejtpërdrejtë jo vetëm ekonomik, por edhe politik”.

Ai e ka parë të ndërlidhur vendimin e tashëm kundër Dodikut, me atë paraprak për serbët e Kosovës.

“Janë të ndërlidhura, sepse ka një lidhshmëri të pashkëputshme me politikën serbe. Në veri janë identifikuar disa persona që merren me vepra kriminale, por që kanë pasur lidhje me udhëheqjen e Serbisë, por edhe me Dodikun”, ka thënë Spahiu. “Mesazhi është që SHBA-ja nuk do t’i mbyllë sytë para bartësve të këtyre aktiviteteve dhe ata duhet t’i bartin pasojat. Nuk do të jenë të vetmit në këtë listë, por do të identifikohen edhe lidhjet e tyre me politikën”.

Spahiu ka komentuar edhe sanksionet e vëna ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e ka cilësuar si papjekuri “rizgjimin politik” të Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri do të duhej të dorëhiqej në vend që të krijonte “situatë krejtësisht jonormale për demokracinë”.

Në këtë intervistë ish-ambasadori Spahiu ka folur edhe për raportet Kosovë-SHBA, për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka dhënë një numër kritikash për politikën e jashtme të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments