7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeParalajmërohen prova të reja për protesta nga Vetëvendosja

Paralajmërohen prova të reja për protesta nga Vetëvendosja

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinë Zhitia, ka paralajmëruar që ditëve në vijim do të ketë prova për protesta me 1.500 persona në sheshin e Prishtinës.

Sipas saj, protesta është e drejtë, ani pse jemi në kohë pandemie dhe distanca sociale është më se e domosdoshme.

‘’Pas kërkesave dhe shqetësimit të qytetarëve që protesta mund t’iu mungojë zhvillimeve politike në vend, për shkak të kufizimeve rreth pandemisë, ne si qytetarë, në formë të kujdesshme e të kufizuar me 500 vetë, bëmë provën e parë të suksesshme të mbajtjes së një proteste”, ka thënë Zhitia.

“Ditëve në vijim do ta bëjmë një provë me 1500 vetë. Protesta është e drejtë esenciale në një shoqëri demokratike dhe mbarëvajtjen e saj në kuptimin e organizimit nganjëherë duhet ta garantojmë vetë ne qytetarët. Distancë, disiplinë dhe kujdes’’, ka shkruar ajo në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments