Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është deklaruar para mbledhjes e cila pritet të fillojë sot në ora 13.00. Ahmeti u shpreh shkurtë se sot mund të këndojë këngën “Poi bjen era retë e zeza” e që mund tju këndohet “Grupit të Zjarrit”.
Ndryshe siç mësohet sot Ahmeti ka thirrur mbledhjen e kryesisë ku në rend dite është “Frtoni për BE”, nuk dihet nëse “Grupi i Zjarrit” do të mund të fus edhe pikën për llogaridhënie, por kjo do të nvaret nga lideri Ali AHmeti.
“Grupi i Zjarrit” jozyrtarisht thonë se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë mbledhje./TS/
Ja një pjesë e këngës që mund të këndohet sot-
Heej… po i bjen era mor o ret e zeza
Vijn o prej malit mor o brez a breza
Na ka shkel oh o hasmi o te dera
Heej dridhen malet jo nuk tunden kullat
N’lot t’burrnis o po maten burrat
Se lshojm vllamben
Jo pa i ndrrue ksulat
Heej…lshon korabi
E gur e shkrepa
Po i knon trimi o
Kanget e veta o hoo
Kan hyp shqipet o neper shkrepa
O neper shkrepa
Kadal hasem se ktu ka burra
Na knojn pushket o
Neper kulla o hoo
Ta shtrojm vendin o
pllam e plumba
pllam e plumba
Heej, miku i shpis o mor la konakun
Dhandrri i ri e kapi o bajrakun
Nusja e re o hoqi duvakun
Heej plaka n’voter
Mor po e thej furken
Fmija i djepit mor po kerkon pushken
Grat ne stane mor po pjekin buken
Hejj bini trimat e e mejdanit
Hiqni sumllat e xhamadanit o hoo
Me mbush pushken e dibranit
O e dibranit
Me gjoks flaken
Ja shuajm topit
Jemi gjaku i kastriotit o hoo
Le e rrit o ne kull te barotit
O ne flak te barotit