2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaPapa Françesku e quan “një masakër e pakuptimtë” luftën në Ukrainë

Papa Françesku e quan “një masakër e pakuptimtë” luftën në Ukrainë

Gjatë fjalimit të tij javor, sot Papa Françesku ka folur edhe për luftën në Ukrainë, të cilën e ka quajtur si një masakër të pakuptimë.

“I lutem të gjithë akterëve të komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë një përpjekje reale për t’i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme”, tha ai, shkruan CNN.

Kreu i Kishës Katolike po ashtu ka thënë se këtë javë, raketa dhe bomba goditën civilët, të moshuarit, fëmijët dhe nënat shtatzëna si dhe shtoi se ai i vizitoi fëmijët e plagosur në Romë.

“Njërit prej tyre i mungon një krah, një tjetër i plagosur në kokë, fëmijë të pafajshëm”, shtoi ai më tej.

Ndër të tjera, papa tha se duhet t’i qëndrojmë pranë këtij populli të goditur.

“T’i përqafojmë me dashuri dhe me përkushtim e lutje konkrete dhe ju lutemi mos u mësoni me luftën dhe dhunën”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments