7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePanotë reklamuese dhe bilbordet “okupohen” nga partitë politike

Panotë reklamuese dhe bilbordet “okupohen” nga partitë politike

Partitë politike me fillimin e fushatës zgjedhore i përdorën rrjetet sociale dhe mediat për t’i prezentuar programet zgjedhore të tyre por nuk mbetën imune as panotë reklamuese dhe bilbordet.

Sipas Udhëzimit për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve, 40 për qind e lokacioneve janë në dispozicion për partitë në pushtet, po aq për qind janë dedikuar për partitë në opozitë ndërsa nga 10 për qind e lokacioneve janë në dispozicion për partitë parlamentare të cilat nuk kanë grup deputetësh dhe partitë jashtëparlamentare.

Nëse ndonjë parti politike, koalicion apo ndonjë kandidat i pavarur nuk e shfrytëzon përqindjen e përgjithshme për qiramarrje atëherë edhe kandidatët e pavarur kanë të drejtë për qiramarrjen e këtyre lokacioneve.

“Partia politike apo koalicioni i cili nuk do ta shfrytëzojë përqindjen e përgjithshme për marrjen me qira të panove reklamuese dhe bilbordeve apo lokacioneve obligohet ta njoftojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për këtë. KSHZ në një procedurë shtesë do t’i shpërndajë panotë e pashfrytëzuara reklamuese dhe bilbordet apo lokacionet për partitë e tjera politike apo koalicionet në pajtim me nenin 78-a të Kodit Zgjedhor”, thuhet në Udhëzim.

Më 18 qershor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u zbatua short për ndarjen e lokacioneve të panove reklamuese dhe bilbordeve. Përveç këtyre opsioneve për reklamim politik, partive në periudhën zgjedhore në dispozicion u qëndron opsioni për reklamim të paguar politik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments