Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar sot pas një deklarate të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinë e Ukrainës e ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
Në një postim në Facebook, Majko e ka quajtur të paprecedentë deklaratën e Lavrov në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse RT.
Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (nëse do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën,” ka shkruar Majko.
“Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, ka thënë Majko në përmbyllje të postimit.
“Ka informacione se molitantë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina po rekrutohen për të çorientuar Rusinë, që përfshin dërgimin e tyre në Donbass [në Ukrainën lindore]. Ne po punojmë për ta verifikuar këtë tani”, ka thënë Lavorv sot për RT