7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePamje të pa transmetuara nga aksioni ‘Kumanova’/ Si i zuri peng Beg...

Pamje të pa transmetuara nga aksioni ‘Kumanova’/ Si i zuri peng Beg Rizaj forcat maqedonase: Jeni në tokat shqiptare

Publikohen për herë të parë pamje nga aksioni i grupit “Kumanova” në Goshnicë të Maqedonisë Veriore. Portalit “Telegramisot” ka publikuar videon ku shihet Beg Rizaj, i njohur si komandant Begu, duke patrulluar dhe biseduar me robërit e zënë afër kufirit me Kosovën.

“A është gjithçka OK. Luftën duhet me bë të pastër. Vërejta e fundit është tek policët shqiptarë, sot i falëm, në shpinë të tyre e falëm edhe Maqedoninë. Tjera herë ju bëjmë me dije krejt forcat, si polici ashtu edhe në ushtri, nëse nuk e lajnë punën e kanë plumb krejt. A po nin ti bir i shkinës, a je ka merr vesh?! Je me shqiptarë në tokat shqiptare, idiot. P… i nanës”, thotë Rizaj.
Kujtojmë se më 13 Maj të vitit 2015 Ministria e Brendshme maqedonase konfirmoi zyrtarisht se trupat e Mirsad Ndrecajt, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizajt, komandant Begu ishin në mesin e të vrarëve në aksionin policor të Kumanovës. Identiteti i tyre ishte vërtetuar në bashkëpunim me Byronë e Interpolit në Shkup.

“Është konfirmuar pozitivisht identiteti i Mirsad Ndrecajt, i lindur më 17.06.1979, nga Kosova i ashtuquajtur Komandant NATO për të cilin kishte dyshime se është një nga udhëheqësit e grupit të armatosur. Arriti konfirmimi pozitiv për identitetin e Beg Rizajt i lindur më 25.12.1977, nga Kosova i njohur si komandant Begu. Nga të vrarët, është konfirmuar identiteti i Nusret Kaloshit i lindur më 18.04.1975, shtetas i Maqedonisë”, thuhej në njoftimin e MPB-së në atë kohë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments