10.8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
BallinaLajmePamje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dy të dyshuarit për sulmin terrorist...

Pamje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dy të dyshuarit për sulmin terrorist në veri dërgohen në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit dy serbëve që u arrestuan më 24 shtator në veri, pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po iu është caktuar masa prej një muaji paraburgim”, ka thënë Gashi.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se tre personat dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ nga neni 126, dhe ‘Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës’ “, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës u sulmua nga grupe terroriste më 24 shtator, ku u vra polici Afrim Bunjaku./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments