Pakistani ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Iranin fqinj për një periudhë të pacaktuar.
“Shërbimet kufitare në të pesë distriktet, Chaghi, Washuk, Panjgur, Kech dhe Gwadar, janë pezulluar”, tha për AFP-në, Qadir Bakhsh Pirkani, një zyrtar i lartë në provincën Balochistan, e cila kufizohet me Iranin.
Kalimi drejt Iranit “është pezulluar deri në një njoftim të dytë”, tha Attaul Munim, një zyrtar në një nga pikat e kalimit në distriktin Chaghi.
Megjithatë, sipas tij, “nuk ka ndalim për aktivitetet tregtare” në kufi dhe shtetasit pakistanezë që kanë nevojë të kthehen nga Irani mund të kalojnë.
“Presim rreth 200 studentë pakistanezë që pritet të vijnë sot,” shtoi Munim.