Paga mesatare neto në muajin dhjetor në Malin e Zi ka shënuar një rritje prej 24,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023. Paga mesatare bruto në dhjetor ka qenë 1,21 mijë euro. Sipas të dhënave nga Monstat, në nivel të vitit 2023, paga mesatare bruto ishte 1,08 mijë euro, ndërsa paga mesatare neto ishte 876 euro.
Duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në vitin 2023 u rritën me 3,3% krahasuar me vitin e kaluar, rezulton se pagat reale në të njëjtin periudhë kanë shënuar një rritje prej 7,1%.
Po ashtu, sipas sektorëve, pagat mesatare (pa taksa dhe kontribute) në dhjetor, krahasuar me muajin nëntor, kanë shënuar rritje në këto fusha:Aktivitetet administrative dhe shërbime mbështetëse – 10,4%
Pasuritë e paluajtshme – 9,3%
Furnizimi me ujë, menaxhimi i ujërave të ndotura, kontrolli dhe eliminimi i mbetjeve – 6,6%
Pushteti shtetëror dhe mbrojtja, sigurimi shoqëror i detyrueshëm – 4,5%
Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorëve – 4,1%
Nga ana tjetër, një rënie e pagave mesatare (pa taksa dhe kontribute) në dhjetor krahasuar me nëntorin është regjistruar në këto sektorë:
Shëndetësia dhe mbrojtja sociale – 1,1%
Aktivitetet financiare dhe sigurimet – 11,6%
Ndërtimtaria – 2,9%