Në kontinentin e Evropës, Kosova ka pagën më të vogël minimale ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale, përcjell TV21. Maqedonia e Veriut është në vendin e 15 në listën me gjithsej 20 shtete. Pas Maqedonisë janë shtete si Bullgaria, Turqia, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria, dhe në fund të listës gjendet Kosova. Të dhënat e publikuara nga RFE janë në bazë të të dhënave të publikuara nga Eurostat.
