2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmePaga e punonjësve shëndetësor me arsim të mesëm rritet për 5 681...

Paga e punonjësve shëndetësor me arsim të mesëm rritet për 5 681 denarë

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë pres konferencës së sotme për shtyp bëri zyrtarizimin e procesit për ritjen e pagave të punonjësve shëndetësor përmes nënshkrimit të një aneksi të marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore me sindikatën e pavarur të shëndetësisë, farmacisë dhe mbrojtjes sociale. Ai gjithashtu theksoi se janë bërë dhe korigjime të koeficienteve në aneks në përputhje me rritjen e pagës minimale bruto në mars të këtij viti. Në marrëveshjen kolektive është paraparë rritje e rrogës për 5 681 denarë, për të gjitha profilet e punonjësve shëndetësor me arsim të mesëm.

Arben Taravari, ministër i shëndetësisë

Janë bërë korigjime të koeficienteve në aneks në përputhje me rritjen e pagës minimale bruto në mars të këtij viti e cila u rrit nga 29 mijë e 739 denarë në 33 mijë denarë, ose për 3 613 denarë më shumë.

Marrëveshja kolektive përfshin të gjitha profilet e punonjësve shëndetësor me arsim të mesëm si infermierët, laborantët, fizioterapeutët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë me arsim të mesëm për të cilët është paraparë rritje e rogës prej 5 681 denarë”.

Taravari theksoi se është bërë edhe një rregullim i titujve sipas ligjit për kujdesin shëndetësor dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë e shtetit tonë.

Duke marrë parasysh specifikat e punës së mjekëve në ndihmën e shpejtë min istri tha se është parashikuar stimulimi i mjekëve që punojnë në këtë shërbim përmes koeficientit më të lartë krahasuar me mjekët e tjerë.

Ministri theksoi se personat të cilët ka vite që punojnë vetëm me kontrata pune, së shpejti shumica e tyre do të mund të marin vendime

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments