16.5 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajmePaga e mësuesve në Shqipëri shkon në 900 euro, ekspertët e vlerësojnë...

Paga e mësuesve në Shqipëri shkon në 900 euro, ekspertët e vlerësojnë hap të qëlluar

Rritja e pagave për arsimtarët që pritet që vitin e ardhshëm të arrijë një mesatare prej 900 eurosh, shihet si një motivim jo vetëm për mësuesit që janë pjesë e sistemit arsimor, por dhe për të rinjtë, që të zgjedhin profesionin e mësuesit.“Kjo është edhe një mënyrë për tu treguar brezave të rinj që duhet ti kthejnë sytë edhe tek profesioni i mësuesit, i cili është një nga profesionet më të rëndësishëm nëse ne do të duam që të kemi një shoqëri më të përgatitur, më të formuar, më të emancipuar. Mësuesit janë djepi që përkundin dijen, nuk mund të kemi mësues të realizuar nëse mësuesi do të mendojë në mënyrë te vazhdueshme se si do të arrijë të plotësojë kërkesat dhe nevojat e veta”, tha Sanie Korini, eksperte arsimi.

Duke u përballur me mungesën e mësuesve, për të investuar njohuritë e tyre në brezat e rinj, në sistem po punësohen individë që nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha kriteret që duhet të ketë një arsimtar, jo vetëm ato akademike, por mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me mënyrën e sjelljes me nxënësit.

“Në sistemin arsimor po integrohen mësues me potencial jo të mjaftueshëm për kërkesat që ka shoqëria. Nuk e kam vetëm te përgatitja shkencore e lëndës por mbi të gjitha duhet të jemi njerëz shumë të mirëformuar. Kjo është një nga problematikat thelbësore sot”, tha Korini.

Vit pas viti në degën e mësuesisë në universitet ka gjithnjë e më pak studentë të regjistruar. Ndonëse nga qeveria shqiptare janë ndërmarrë masa si shpallje të degës si prioritet kombëtar apo dhënia e bursave, impakti nuk ka qenë ai i dëshiruari tek të rinjtë./Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments