11.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Prill, 2026
BallinaLajmePadinë ndaj Mendi Qyrës, Komuna e Strugës e vlerësoi si të pabazë

Padinë ndaj Mendi Qyrës, Komuna e Strugës e vlerësoi si të pabazë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra. Komuna e vlerësoi si të pabazë këtë padi.

“kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Strugës, M.Q. (65) nga fshati Bixhevë, rrethi i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale punë e pandërgjegjshme në detyrë”, raportoi Policia.

Ai akuzohet se kundërligjshëm ka emëruar u.d. drejtor në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” në Strugë.

“Ka emëruar M.J. nga Struga edhe përkundër asaj se ishte në dijeni se nuk ka arsimim përkatës dhe certifikatë përkatëse për njohjen e gjuhës angleze dhe nuk ka plotësuar disa kushte të Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Duke vepruar kështu, ai i ka mundësuar që të realizojë përfitim monetar në bazë të pagës dhe kontributeve si drejtor i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë”, raportoi Policia.

Nga komuna sqarojnë se akuzat janë të vjetruara, pasi ndërmarrja tashmë ka një drejtor të ri, Jovanço Meçarkoski, i cili udhëheq institucionin prej më shumë se një muaji. Sipas tyre, fokusi duhet të jetë te shërbimet ndaj qytetarëve dhe jo te procedurat burokratike që nuk përmirësojnë jetën e banorëve.

“Emërimi i Jusufoskit u bë si një zgjidhje e brendshme dhe urgjente në një kohë kur ndërmarrja ishte në prag të kolapsit. Edhe pse mund të mos ketë certifikatë të gjuhës angleze, ai arriti atë që shumë të tjerë të ‘certifikuar’ nuk e bënë dot për vite: dyfishoi të hyrat për vetëm tre muaj”, reaguan nga Komuna e Strugës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments