9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmePadi penale për Filipçen dhe Donçevin, rasti u prezantua si “Reket 2”,...

Padi penale për Filipçen dhe Donçevin, rasti u prezantua si “Reket 2”, avokati mohon se ka pasur “Reket”

linku https://tv21.tv/padi-penale-per-filipcen-dhe-doncevin-rasti-u-prezantua-si-reket-2-avokati-mohon-se-ka-pasur-reket/

11,5 milion euro, më shumë se 10 muaj janë ngrirë në llogarinë bankare në Monako. Ndërmarrësja, Vera Ivanovska, ka ngritur padi penale kundër ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorit Fondit për sigurim shëndetësor, Den Donçev. Ajo i padit për, siç thotë, pengim të shitjes së “Dijamedit” një kompanie suedeze.

Avokati i saj, Zvonko Davidoviq, thotë se është dëmtuar ndërmarrësja, por edhe shteti. Provat që i posedojnë, dje i kanë dorëzuar në Prokurori.

“Me mënyrën, sjelljen si dhe me keqpërdorim të postit zyrtar, kanë thënë gjëra të pavërteta para investitorit të huaj i cili tani e ka blerë kompaninë, me qëllim që të heq dorë nga blerja e “Dijamed-it”. Në padinë penale qëndron se e kanë keqpërdorur postin e tyre zyrtar, e jo se kanë kryer reket apo diçka tjetër”, tha Zvonko Davidoviq, avokat i Vera Ivanovës.

Në prokurorinë për përndjekje të krimit të organizuar, për shitjen e “Dijamedit” është hapur lëndë që në tetor të vitit të kaluar.

“Po zhvillohet hetimi dhe është zgjeruar edhe në persona të tjerë. Në lidhje me këtë lëndë po veprohet në mënyrë aktive, merren në pyetje persona që prokurori publik ka vlerësuar se mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit”, thonë nga Prokuroria për Përndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, për TV21 tha se ditëve në vijim do të dalim me qëndrim së bashku me drejtorin e Fondit për sigurim shëndetësor.

Kompania “Dijamed” ka qenë e lidhur edhe me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, për shkak se gjatë marrjes së licencës për punë për 20 vjet, ishte i përfshirë edhe kumbara Novaçevski.

“Ne këtu po flasim për drejtësi dhe ligje, ndërsa askund në ligj nuk shkruan se kumbara e dikujt është pengesë ligjore ose transaksion i kontestueshëm dhe se në bazë të kësaj duhet të vendosim”, tha Zvonko Davidoviq, avokat i Vera Iavanovës.

11,5 milion eurot e ngrira në Monako, ishin arsyeja për caktimin e masës së paraburgimit për Sasho Mijallkov në rastin “Perandoria”, por më pas PPS-ja ndërroi mendje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments