SPB Kërçovë ka ngritur padi penale kundër F.D. (51) nga fshati Serbicë i Kërçovës, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare” sipas nenit 353 të Kodit Penal.Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024, ai në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës ka lidhur kontrata të shumta për ofrimin e shërbimeve juridike me avokatë nga Kërçova, megjithëse brenda Komunës së Kërçovës ekziston Sektori për çështje juridike me gjithsej 37 të punësuar, të cilët kanë të drejtë të përfaqësojnë komunën para gjykatave në vend.
Në këtë mënyrë, i padituri e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, Ligjit për vetëqeverisje lokale, Ligjit për prokurime publike, ka shkelur dispozitat e Ligjit për procedurë civile, si dhe Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, duke u mundësuar avokatëve, në dëm të buxhetit të Komunës së Kërçovës, të përfitojnë në mënyrë të paligjshme pasuri në vlerë prej 3.938.420 denarësh, që është afërsisht 64.000 euro.