Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim pedal ndaj drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shkup nën dyshimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, transmeton Portalb.mk.
“SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj 49 vjeçarit A.A. nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe 54 vjeçarit Xh.B. nga Kërçova, për punë zyrtare të pakujdesshme”, raportoi Policia.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore – Shkup dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 4 926 250 denarë. Ai kishte nënshkruar kontratë me kompaninë nga Kërçova, pa kontrolluar nëse kjo kompani po i kryen detyrimet e kontratës për sigurimin e lokalitetit “Plaoshnik”.
I akuzuari i dytë si përgjegjës i agjencisë nga Kërçova, me vetëdije nuk i ka plotësuar detyrat e parapara në kontratë.
Аrian Asllanaj ka qenë drejtor në Shtëpinë Muze “Nëna Terezë” dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ndërsa tani drejtoreshë në DMTK është Vesela Çestoeva.