9 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmePacolli në krah të Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë, në...

Pacolli në krah të Kurtit: I ofroj ndihmën time të plotë, në çdo formë për situatën në veri

Presidenti i AKR-së që është deputet në grupin parlamentar të LDK-së, Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për kryeministrin Albin Kurti sa i përket situatës në veri.

Përmes një shënimi në Facebook, Pacolli ka thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë Kurtin në çdo formë që është e mundshme, shkruan Syri.net Kosova.

“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, edhe nënkryetarja e PDK-së i kishte dalë në krah Kurtit pas zhvillimeve të fundit në veri.

Çitaku i kishte reaguar Vuçiqit pasi ky i fundit fajin e kishte hedhur te kryeministri i Kosovës për situatën në veri pas sulmit terrorist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments