0.8 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajmePa paralajmërim, direkt te noteri! Tetovarët ankesa ndaj “Saubermacher” dhe NPK “Sharri”(video)

Pa paralajmërim, direkt te noteri! Tetovarët ankesa ndaj “Saubermacher” dhe NPK “Sharri”(video)

https://tv21.tv/pa-paralajmerim-direkt-te-noteri-tetovaret-ankesa-ndaj-saubermacher-dhe-npk-sharri

Disa qytetarë të Tetovës po paguajnë nga 2,500 denarë për shërbime noteriale në rastet kur kanë fatura të papaguara për mbeturinat ndaj kompanisë “Saubermacher” dhe NPK “Sharri”.  Njëri nga këto qytetarë është Suhel Jonuzi, i cili thotë se pagesa e harxhimeve noteriale për shkak të vonesës në pagesën e faturave është e padrejtë, pasi siç thotë në dresë të tij nuk kishte arritur ndonjë faturë. “Të dy kompanitë nuk i ndajnë faturat. Nuk vijnë tek adresat ku jetojmë. Jo vetëm tek unë por tek shumica e qytetarëve nuk arrijnë dhe problemi  është të gjithë këto fatura që nuk janë paguar, tani ka harxhime ekstrem shtesë. Realisht mua nuk më ka ardhur asnjë vërejte për faturat e pa paguara, gjë që ndodhi me NPK Sharin. Kisha fatura pa paguar, me erdh vërejte dhe shkova i pagova. Problemi me Saubermacher është se nuk më ka ardhur asnjë vërejte, direkt në noter. Si më ka ardhur fatura e parë e kam paguar. Në sistemin online të tyre nuk e nxjerr se sa ke borxh. Dhe realisht është problemi i kompanisë që nuk reagon në kohë nuk dërgon në kohë faturat dhe ka ardhur deri këtu problemi ”. tha Suhel Jonuzi

Pyetëm kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami. Ai thotë se qytetarët duhet ta dinë se, nëse nuk paguajnë faturat, do të përfundojnë te noteri dhe më pas edhe te përmbaruesi.

“Është proces që e bëjnë gjitha institucionet shtetërore publike dhe private. Për të gjithë ata që nuk paguajnë obligimet e tyre, dhe në baza të procedurës ligjore duhet realizimi të behët përmes këtij procesi të noterëve. Nëse nuk kanë marr fatura dhe nuk kanë marr vërejtje, nuk mund të realizohet edhe përmbarimi dhe në procese gjyqësore ata do e fitojnë lëndën”, deklaroi Bilal Kasami

Te kompania “Saubermacher”, që nga dita e premte kemi kërkuar informacion mbi numrin e qytetarëve që nuk kanë paguar fatura dhe sa prej tyre kanë përfunduar te noteri. Deri më tani, kjo kompani nuk e ka parë të arsyeshme të përgjigjet.

Ndryshe, me ardhjen e kësaj kompanie, është rritur edhe pagesa për mbeturinat. Më parë, tarifat paguheshin për çdo anëtar të familjes, ndërsa tani bazohen në sipërfaqen e banesës, në metra katrorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments