2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmePa arsim adekuat drejtorët e rinj udhëheqin institucione shtetërore

Pa arsim adekuat drejtorët e rinj udhëheqin institucione shtetërore

Drejtori i Fondit të Inovacioneve, Jovan Despotovski doli në mbrojtje të Këshillit të vjetër-të ri drejtues të kompanisë që ai e drejton. Arsimimi i anëtarëve deri më tani nuk ka treguar dobësi në funksionimin e Fondit. Këshilli nuk ka marrë vendime në lidhje me ndarjen e parave, por se kjo ka qenë punë e një komisioni të veçantë me ekspertë të huaj.

… Nuk kemi pasur ndonjë pengesë në drejtim të arsimimit të tyre formal në punën tonë dhe as nuk kam vërejtur mangësi në kuptimin e tyre të proceseve- deklaroi Jovan Despotovski- drejtor i Fondit të Inovacionit.

Në Këshillin drejtues të Fondit të inovacioneve, disa ditë më parë, Qeveria caktoi shtatë anëtarë. Njëri është përkthyes, ka sociolog, politikolog, inxhinier kurse për një anëtar nuk ka të dhëna për arsimimin. Ekspertët janë të mendimit se për zgjedhjen e anëtarëve në organet shtetërore, përparësi duhet t’u jepet personave që kanë njohuri për veprimtarinë me të cilën merret institucioni.

Parimi që Qeveria duhet të respektojë për emërimet është që, përmes shpalljes, përmes intervistave apo kontrollit të profesionalizmit, të zgjedhë njerëzit më të mirë që do të shprehin interes për të marrë pjesë në organe të tilla drejtuese- pohoi Misa Popoviç- Instituti për Demokraci.

Përveç emërimit të anëtarëve të Këshillave drejtues, Qeveria mbrëmë caktoi disa nga drejtorët që do të udhëheqin me kompani, agjenci dhe institucione shtetërore. Sipas informacioneve publike, mund të vërehet se edhe tek shumica e funksionarëve të ri, arsimimi nuk korrespondon me angazhimin e ri që ata e morën nga Qeveria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments