0.9 C
Tetovo
E martë, 18 Mars, 2025
BallinaLajmeOVL UÇK: Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë...

OVL UÇK: Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), e cila ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe thellësisht të papranueshëm.

“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Të ndalosh një bir që t’i japë nderimin e fundit babait të tij, është një akt i dhimbshëm që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore.” – thuhet mes tjerash në reagim.Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur revoltën thellë ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, duke e konsideruar atë si një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut dhe një akt të qëllimshëm për të degraduar figurën e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e konsideron këtë veprim si një akt të qëllimshëm dhe dashakeq të Gjykatës Speciale, e cila synon të poshtërojë dhe të degradojë jo vetëm Hashim Thaçin dhe familjen e tij, por të gjithë ish luftëtarët dhe vlerat për të cilat ata luftuan, në shenjë hakmarrje për mungesën e provave për inkriminimin dhe dënimin e drejtuesve të UÇK-së.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments