15 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeOVL-UÇK mbështet fuqishëm Avokatin e Popullit për Trendafilovën / “Trajtimi i të akuzuarve...

OVL-UÇK mbështet fuqishëm Avokatin e Popullit për Trendafilovën / “Trajtimi i të akuzuarve në Hagë është selektiv dhe i padrejtë”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për qëndrimet e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, lidhur me shqetësimet serioze për trajtimin e të akuzuarve nga Kosova në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një reagim zyrtar, OVL-UÇK vlerëson si të drejtë dhe të nevojshme adresimin publik të këtyre shqetësimeve nga ana e Qelajt, të cilat përfshijnë:

Zvarritjen e tejzgjatur të paraburgimit,
Mungesën e transparencës në procedura,
Pamundësinë për të vizituar të gjithë të burgosurit,
si dhe mospërfilljen e institucioneve vendore të sigurisë.

Sipas OVL-UÇK-së, këto elemente janë dëshmi e qasjes selektive dhe të njëanshme që Gjykata Speciale ka treguar që nga themelimi i saj.

“Është e papranueshme që qytetarët e Kosovës të mbahen për vite të tëra në paraburgim, duke u mohuar e drejta për një gjykim të drejtë, të shpejtë dhe pranë vendit të tyre. Ky trajtim, që shpërfill edhe prezumimin e pafajësisë, është jo vetëm i padrejtë, por edhe i dëmshëm për të ardhmen demokratike dhe sovrane të vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

OVL-UÇK vlerëson përkushtimin e Avokatit të Popullit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe e inkurajon atë që të vazhdojë me vendosmëri monitorimin dhe adresimin e shkeljeve që ndodhin ndaj të akuzuarve nga Kosova.

Organizata gjithashtu u bën thirrje institucioneve të vendit, organizatave ndërkombëtare dhe opinionit publik që të mos qëndrojnë indiferentë ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Liria dhe drejtësia janë të pandashme. Nuk mund të ketë drejtësi pa dinjitet dhe barazi”, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments