1.6 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani: Skriningu fillon menjëherë pas Konferencës së parë ndërqeveritare...

Bujar Osmani: Skriningu fillon menjëherë pas Konferencës së parë ndërqeveritare…

Reciprociteti është parimi që qëndron në Protokollin i cili sot u nënshkrua në Sofje nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska që siç sqaroi Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët, në formë juridike paraqet procesverbal nga takimi në të cilin bëhet një përmbledhje e rezultateve të arritura të dialogut dhe bashkëpunimit ndërsektorial për periudhën e viteve 2019-2022.Më faktin se Komisioni ndërqeveritar nuk është mbledhur që nga viti 2019, pas vetos bullgare, në dokumentin e nënshkruar përfshihet periudha trevjeçare dhe zakonisht ky dokument nënshkruhet një herë në vit.

Osmani sot para gazetarëve ka prezantuar përmbajtjen e Protokollit i cili përveç të dhënave mbi dialogun politik, takimet, punën e grupeve ndërsektoriale përmban edhe pikat e pakos katër plus një dhe çfarë pritet nga dy vendet në ato sfera konform Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.

Përkrahja për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut është pjesë përbërëse e Protokollit, ndërsa këtu sqarohet mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në e cila në rastin e vendit ndahet në dy faza: konferenca politike, fillimi i procesit të skrinigut, pastaj konferenca e dytë dhe hapja e kapitujve, por pasiqë Maqedonia e Veriut t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Osmani sot theksoi se skriningu fillon menjëherë pas konferencës ndërqeveritare më 19 korrik.

Republika e Bullgarisë shpreh gatishmërinë të pajtohet të mbahet konferenca e parë politike ndërqeveritare me BE-në me mirëkuptimin se konferenca e ardhshme ndërqeveritare për kompletimin e fazës së hapjes së negociatave për anëtarësim do të mbahet menjëherë pasi Republika e Maqedonisë së Veriut në Kushtetutën e saj do t’i përfshijë ato qytetarë të saj të cilët jetojnë në territorin e shtetit dhe janë pjesë e popujve të tjerë, siç është populli bullgar, theksohet në Protokoll.

“Konform propozimit francez, pasnesër mbahet konferenca ndërqeveritare, pastaj skriningu një vit e gjysmë, pas përfundimit të skriningut do të ketë konferencë të dytë ndërqeveritare, për të nuk ka vendim të ri të Këshillit Evropian, por nesër në orën 18 e 30 merren vendime për dy konferencat dhe për të parën para skriningut dhe për të dytën pas saj, me atë që e dyta kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese”, tha Bujar Osmani.tv21.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments