6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOsmani përkujton Masakrën e Dubravës, kërkon dënimin e autorëve

Osmani përkujton Masakrën e Dubravës, kërkon dënimin e autorëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani  ka përkujtuar Masakrën e Dubravës. Ajo ka thënë se për të mos u përsëritur historia duhet të dënohen autorët e kësaj masakre. “Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.Një kallëzim penal i dorëzuar më në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish- Jugosllavi nuk është trajtuar asnjëherë. Siç nuk është trajtuar as një kallëzimi penal i të burgosurve të shpëtuar i dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Pejë, 12 vjet më parë. Ka vetëm një rrugë që të mos përsëritet historia. Që autorët të dënohen!​”, citohet të ketë thënë Osmani. Sot janë bërë 21 vjet që prej kur afro 1 mijë të burgosur të rreshtuar në oborrin e burgut të Dubravës, u qëlluan mizorisht nga ana e forcave serbe të sigurisë. Ndërmjet datave 18 e 24 maj, në burgun e sigurisë së lartë janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments