-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani i përgjigjet ashpër Lavrovit: Është Rusia ajo që destabilizon dhe...

Bujar Osmani i përgjigjet ashpër Lavrovit: Është Rusia ajo që destabilizon dhe krijon probleme në rajon

Bujar Osmani, i cili është kryesues i OSBE-së, i është kundërpërgjigjur ashpër akuzave të homologut të tij rus Lavrov. Osmani tha se Federata Ruse po shkakton probleme në vendet e rajonit. Siç thotë ai, Rusia ka ndërhyrë në Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë, në Serbi, pastaj përmes Serbisë në Kosovë, duke u përpjekur të shkaktojë destabilizimin në këto vende. Ai theksoi se SHBA dhe BE janë të vetmet që angazhohen dhe marrin pjesë në mënyrë aktive në demokratizimin dhe zhvillimin e këtij rajoni dhe uljen dhe qetësimin e tensioneve.

“Përkundrazi, mendoj se Federata Ruse është ajo që me hapa të dukshme, përmes lojtarëve të saj në rajon, destabilizon vazhdimisht rajonin. U përpoq të destabilizonte Malin e Zi duke tentuar një grusht shteti në momentin e anëtarësimit në NATO, u përpoq të pengonte referendumin tonë në 2018 për anëtarësimin në NATO, minon proceset në BeH, në Serbi ndërsa përmes Serbisë edhe në Kosovë. Pra, Federata Ruse është shkaku i problemeve dhe jostabilitetit në këtë rajon dhe e vetmja zgjidhje, për të gjitha hallet e këtij rajoni, është integrimi euroatlantik, anëtarësimi në BE dhe NATO. Ky nuk është mendimi im subjektiv, këtë mund ta konfirmoj me shifra dhe fakte.”- deklaroi Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments