Para fillimit ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka theksuar se po shqyrtohen të gjitha çështjet.
“Do të diskutohet të gjitha çështjen që ngelen pa u diskutuar në mbledhjen e kaluar. Do të shqyrtohen të gjitha çështjet të cilat do të hapen nga anëtarët e kryesisë”, tha Osmani.
“Jo sot ,jo asnjëherë ” kjo ishte përgjigjja e shkurtër e zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani para mbledhjes së kësaj partie në Reçicës të Vogël informon TS. Ai me këtë aludoi se kjo parti nuk do të përçahet pra as sot dhe asnjëherë.
Në këtë mbledhje partia e Ahmetit do të diskutojë të gjitha çështjet e brendshme të partisë, aktualitetet ,që mbetën pa u diskutuar në mbledhjen e kaluar.
Osmani tha se do të shqyrtohen të gjitha çështjet që do hapen nga anëtarët e kryesisë.
Këshilli mbikqyrës sipas tij do raportojë për çdo vendim që do merr. /TS/