3.9 C
Tetovo
E premte, 13 Mars, 2026
BallinaLajmeOsman Kadriu-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese : Me Ligj të veçantë kushtetues do...

Osman Kadriu-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese : Me Ligj të veçantë kushtetues do të parandalohet mbivotimi

Votimi i një ligji të ri të posaçëm për Gjykatën Kushtetuese mund të jetë rrugëdalja nga qorrsokaku që shpijnë vendimet për çështje me interes të lartë. Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu thekson se kjo çështje është e rregulluar në të gjitha shtetet, ndërsa në vend deri tani ndonëse është bërë temë diskutimi, nuk është zgjidhur.

“Kur Parlamenti do të sjellë ligj të veçantë, unë thellë jam i bindur se me atë ligj Parlamenti do ta rregullojë edhe çështjen e votimit në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mundet vallë Gjykata Kushtetuese të vendos vetëm me shumicë të thjeshtë me 5 anëtarë, ndërsa para Gjykatës Kushtetuese parashtrohen iniciativa për kontestimin e ligjeve sistemore që sjellë Parlamenti”, deklaroi Osman Kadriu, Gjykatës kushtetues.

Sipas Kadriut, vendimet që Kushtetuesja i sjellë me shumicë të thjeshtë, madje nuk janë legjitime. Prandaj duhet të vendoset një shumicë e dytë, cilësore.

“Nuk mundet me çdo vendim që sillet vetëm me shumicë të cenohen të drejtat e pakicave, pa pëlqimin e pakicave dhe vendimi të jetë ok. Ai vendim nuk është ok. Ai vetëm nga aspekti juridik rigorozisht juridik është legal se e ka fituar shumicën, por nga aspekti i legjitimitetit të tij nuk është legjitim”, thotë Osman Kadriu, Gjykatës kushtetues.

“Le të mos jetë futja e Badinterit, le të përdoret ndonjë shumicë, por kryesorja të jetë shumicë një shumicë me kualitiv më të lartë, me shumicë cilësore, a jo shumicë e thjeshtë me 5 anëtarë. Këtu është ai problemi thelbësor”.

Vendimet pa legjitimitetit, sipas Kadriut mund të prodhojnë efekte të dëmshme juridike, shoqërore dhe politike. Megjithatë, vendosja e badinterit në Gjykatën Kushtetuese për palën maqedonase është e papranueshme. Presidentja Gordana Siljanovska publikisht është shprehur kundër, ndërsa kryetari Darko Kostadinovski ka theksuar se nëse bëhet diçka e tillë, më mirë t’i vendoset çelësi Gjykatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments