7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Ose ndryshimet kushtetuese ose Rusinë”/ Ministrat e trekëndëshit të Vajmarit me porosi...

“Ose ndryshimet kushtetuese ose Rusinë”/ Ministrat e trekëndëshit të Vajmarit me porosi të qartë për partitë

Porositë ishin të qarta, nëse nuk duam t’i lëmë hapësirë Rusisë duhet të votojmë ndryshimet kushtetuese. Kështu deklaroi deputeti i BDI-së Arbër Ademi pas takimit me ministrat për çështje europiane, të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë. Ai shtoi se këto takime duhet të reflektojnë tek të gjithë politikanët me orientim europian që duan të hapin perspektiva të reja për qytetarët e vendit.

Nuk ka porosi më të qartë. Vendet partnere, vendet mike, aleatët tanë po na i zgjojnë ndërgjegjen. Po na thonë sot është treni i fundit, votoni ndryshimet kushtetuese. Nuk ka arsyetime. Çdo çështje mund të ngritët, çdo çështje mund të diskutohet por ama nëse ne mbajmë ison e VMRO-DPMNE-së dhe flasim me gjuhën e tyre vetëm e vetëm për të komplikuar dhe bllokuar procesi integrues mendoj se nuk i bëjmë shërbim vendit, shoqërisë dhe qytetarëve. “- deklaroi Arbër Ademi – BDI.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni i thonë PO Bashkimit Europian, por JO kushtëzimeve nga ana e Bullgarisë. Këtë e tha deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski pas takimit me 3 ministrat e Trekëndëshit të Vajmarit. Ai tha se shtetet fqinje të Maqedonisë duhet të marrin shembull nga Gjermania dhe të mbështesin anëtarësimin e vendit tonë pa kushtëzime.

“Këto shtete janë shembull i mirë se si Gjermania si shtet anëtarë i BE-së ka qenë një nga lobuesit më të mëdhenj që Polonia të bëhet anëtare e BE-së. Gjermania nuk kërkonte arsyetime që ta bllokojë Poloninë për 2, 3 apo 5 herë ti vendosë veto, por kërkonte mënyra se si Polonia më shpejtë të bëhet anëtare. Dallimi në rajon është se vendet anëtare të BE-së në rajon, në këtë rast  Bullgaria   dhe Greqia, kërkojnë mënyra dhe justifikime në mënyrë që disa keqkuptime të bëhen pengesë ose justifikim për veto dhe për bllokimin e procesit të integrimit europian.”- tha Antonio Milloshoski – VMRO –DPMNE.

E nga ana tjetër me kushtëzime për ndryshimet kushtetuese vazhdojnë të jenë nga Lëvizja Besa. Fadil Zendeli ngakjo parti thotë se ata janë të vetmit që çështjen e 20% për gjuhën shqipe e kanë ngritur edhe në takimet me diplomatët e huaj ndërsa thekson se nëse kjo çështje nuk zgjidhet nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Ne kemi mbajt një qëndrim konsistent rreth kësaj çështjeje. Për 20%shin ne do të insistojmë deri në fund që të jetë çështje debati dhe vendimmarrjeje jo vetëm sa për të thënë për opinionin publik dhe qytetarët. Lëvizja Besa fuqishëm do t’i qëndrojë kësaj konstance. E kemi thënë edhe më herët po e themi edhe tash do të insistohet që puna e 20% në këtë moment të zgjidhet.”- Fadil Zendeli – Besa.Përndryshe, kjo është treshja e tretë të diplomatëve europianë që vijnë që ta bindin opozitën në lidhje me rëndësinë e votimit pro ndryshimeve kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments