OSBE/ODIHR do të dërgojë mision special në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për vëzhgimin e zgjedhjeve më 5 korrik. OSBE/ODIHR publikoi konkurs për angazhimin e ekspertëve të sferave të ndryshme të cilët duhet ta ndjekin procesin zgjedhor, thuhet në kumtesën e publikuar sot në ueb faqen e organizatës.
Vëzhguesit ndërkombëtarë priten në vend pas 19 qershorit.- Advertisement –
“Pas ftesës zyrtare të vëzhgohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut më 5 korrik dhe në pajtim me mandatin e vet, ODIHR është duke u përgatitur të dërgojë mision special për vlerësimin e zgjedhjeve. Në konkursin e hapur, i cili përfundon më 16 qershor, ODIHR kërkon shef të misionit të Maqedonisë së Veriut dhe zëvendësin e tij, analist politik dhe zgjedhor, si dhe analist për regjistrimin e votuesve, këshilltar juridik dhe mediatik. Misioni do të jetë në kohëzgjatje prej tri javësh, ndërsa të gjithë kandidatët duhet të jenë në dispozicion për kryerjen e detyrave prej 19 qershorit”, qëndron në kumtesë.