9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOSBE: Gjysma e grave në Maqedoni ishin viktima të dhunës në familje

OSBE: Gjysma e grave në Maqedoni ishin viktima të dhunës në familje

Në diskutimin publik kushtuar “Parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje”, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val, theksoi se ligjet në Maqedoninë e Veriut janë solide, por sfidë kryesore mbetet zbatimi i tyre.

“Ligjet kundër dhunës janë po aq efektive sa edhe zbatimi i tyre. Ajo kërkon burime, trajnime dhe një qasje të koordinuar ndërmjet policisë, gjyqësorit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. Trajtimi i dhunës ndaj grave do të thotë të ndërtosh një shoqëri ku të gjithë mund të jetojnë pa frikë”, tha Wall.

Ai kujtoi se zbatimi aktual i Konventës së Stambollit është thelbësor për mbrojtjen më të mirë të viktimave.

Sipas hulumtimit të OSBE-së, gjysma e grave në Maqedoni kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës, ndërsa 14% kanë qenë viktima të dhunës fizike ose seksuale. Një në dhjetë gra është përballur me përndjekjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments