10 C
Tetovo
E hënë, 7 Tetor, 2024
BallinaLajmeOrkestra e Filarmonisë së Maqedonisë sërish në protestë

Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë sërish në protestë

Orkestra e Ministrisë së Kulturës sërish protestoi para Ministrisë së Kulturës kundër vendimit për vendosjen e Orkestrës së jazz-it të sapoformuar në objektin e filarmonisë.

Ata akuzojnë ministren për manipulime duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendosje të përkohshme, por të përhershme.

“Në raportin për themelimin e Orkestrës NU Jazz, të dorëzuar në Qeveri, të cilin e kemi marrë në bazë të kërkesës për qasje në informacione të karakterit publik, nuk shkruhet askund se institucioni i sapokrijuar do të vendoset përkohësisht në Ndërtesa e Filarmonisë. Në asnjë moment nuk përmendet se është adresë e përkohshme dhe se kur do të ketë hapësirë të re{, u shpreh krzetari i Sindikatës së Filharmonisë, Vladimir Lazareski.

Ai theksoi se elaborati është përpunuar pa analiza dhe pa konsultime me udhëheqësinë e Filarmonisë. Sipas tyre, nëse nuk tërhiqet vendimi, atëherë protestat do të vazhdojnë edhe para Qeverisë.Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e punonjësve të filarmonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments