Gjatë vitit 2023 na u premtua se do të kemi përkrahje nga Komuna e Tetovës për organizimin e aktivitetit “Night of the Champions” I cilli ishte turniri i dhjetë me rradhë.
Kerkesa jonë në Këshill u refuzua. Kryetari i Komunës, Billall Kasami vetë na e dha fjalën pra na premtoi se do të na perkrahë por kjo nuk ndodhi, me një fjalë na refuzoi.
Kështu që na detyruan te bëhemi lypsar, të dalim e të kërkojmë donator për një aktivitet që ishte atraksion për qytetin dhe për të gjithë qytetarët. ( casinot)
Unë personalisht, që nga prilli i këtij viti, e kam informuar Komunën se kemi kampionatin botëror në Tetovë, ngjarje e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në Ballkan, por nuk kishin interes duke u arsyetuar se Komuna nuk ka buxhet.