1.5 C
Tetovo
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeOrganizatat shqiptaro-amerikane letër ShBA-së, Kurtit e Osmanit për Gjykatën Speciale

Organizatat shqiptaro-amerikane letër ShBA-së, Kurtit e Osmanit për Gjykatën Speciale

Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan kanë reaguar ndaj asaj që e cilësuan si padrejtësi në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata theksuan se veprimet e kësaj gjykate po minojnë drejtësinë dhe paqen, duke e konsideruar procesin e saj si të njëanshëm dhe politikisht të motivuar.

Sipas tyre, katër vjet më parë, pa një aktakuzë, Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, u ndalua ndërsa ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Serbinë, një veprim që synonte sabotimin e përpjekjeve amerikane për paqe në rajon.

”Megjithatë, në vend që të fokusohej në mandatin e saj origjinal, Dhoma e Specializuar ka ndërmarrë veprime që minojnë drejtësinë dhe paqen. Katër vjet më parë, pa aktakuzë, Presidenti i Kosovës u ndalua ndërsa ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Serbinë. Ky arrestim kishte për qëllim sabotimin e përpjekjes amerikane për të siguruar paqen në rajon. Që atëherë, nëntë zyrtarë të tjerë të shquar shqiptarë, përfshirë dy ish-Kryetarë të Parlamentit, janë arrestuar—ndërsa asnjë serb nuk është sjellë para drejtësisë nga kjo Dhomë.”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.

Deklarata bën thirrje për veprim nga liderët kosovarë, Parlamenti i Kosovës dhe Qeveria e SHBA-së për të ndalur këto padrejtësi. Po ashtu, kërkohet mbajtja e seancave dëgjimore në Kuvendin e Kosovës dhe heqja e kufizimeve mbi fondet për mbrojtjen ligjore të të ndaluarve.

Organizatat përfundojnë me zotimin për të mbrojtur idealet e lirisë, drejtësisë dhe sakrificat e popullit shqiptar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments