31.3 C
Tetovo
E diel, 27 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaOrganizata e Sorosit drejt shkatërrimit, Media Matters përballet me padi nga Elon...

Organizata e Sorosit drejt shkatërrimit, Media Matters përballet me padi nga Elon Musk dhe hetim federal

Media Matters for America — grupi censurues i së majtës ekstreme që ka kaluar dekada duke shpifur ndaj konservatorëve — është në prag të shkatërrimit pas presionit të vazhdueshëm ligjor dhe financiar nga drejtuesit republikanë dhe pronari i platformës X, Elon Musk, zbuloi këtë javë New York Times.

Media Matters, organizata jofitimprurëse e majtë e njohur për fushatat e saj agresive kundër mediave konservatore, raportohet se ndodhet në një gjendje krize, duke u përballur me një sërë padish, hetimesh federale, shkurtime masive të stafit, përçarje të brendshme dhe panik mes donatorëve. New York Times tani konfirmon atë që shumë në të djathtën kanë dyshuar prej muajsh: themeli ligjor dhe financiar i grupit po shembet, dhe e ardhmja e tij është në rrezik.

Kolapsi vjen pas një kundërpërgjigjeje të ashpër ligjore ndaj asaj që Musk dhe zyrtarë republikanë e përshkruajnë si përpjekje të Media Matters për të nxitur bojkot ndaj X, platformës së mediave sociale në pronësi të Elon Musk. Pas publikimit të një raporti ku Media Matters akuzonte X për shfaqje reklamash të markave të mëdha pranë përmbajtjes pro-naziste, Musk u përgjigj duke e akuzuar grupin për manipulim të të dhënave. X paditi Media Matters për mashtrim dhe shpifje. Prokurorët e Përgjithshëm republikanë të Teksasit dhe Misurit më pas nisën hetime mbi financimin e grupit dhe dyshimet për mashtrim të donatorëve.

Megjithëse pretendon se “nuk ka plane për t’u mbyllur”, Media Matters në mënyrë të heshtur ka reduktuar sulmet e saj, ka shkurtuar ndjeshëm stafin dhe madje ka diskutuar mundësinë e mbylljes së plotë të operacioneve, sipas intervistave dhe dokumenteve të brendshme të siguruara nga New York Times.

Grupi ka grumbulluar mbi 15 milionë dollarë në fatura ligjore në më pak se dy vjet, ka humbur mbështetjen e donatorëve dhe tani përballet edhe me një hetim nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) — i zbuluar përmes dokumenteve të siguruara nga Reuters — lidhur me dyshimet se ka bashkëpunuar me organizata të tjera liberale për të ndikuar në reduktimin e reklamave në platformën X.

Breitbart News ka raportuar gjerësisht për shkatërrimin e organizatës, duke përfshirë edhe vendimin e një gjykatësi federal që lejon padinë e Musk të shkojë në gjyq në prill 2025. Padi që e akuzon Media Matters për sjellje të “koordinoar dhe joautentike” për të mashtruar reklamuesit. Sipas X, kjo sjellje shkaktoi një largim masiv të reklamuesve, duke sjellë humbje mbi 75 milionë dollarë në të ardhura për platformën.

Presidenti i grupit, Angelo Carusone, ka fajësuar administratën Trump për përdorim të fuqisë federale për të “heshtur kritikët.” Në maj, FTC lëshoi një urdhër hetimor për dokumente që lidhen me komunikimet e Media Matters me organizata të tjera liberale dhe grupe reklamimi, në përputhje me shqetësimet e ngritura nga Musk se këto entitete kanë bashkëpunuar për të bojkotuar reklamuesit nën pretekstin e “sigurisë së markës”.

Dikur një forcë kryesore në luftën mediatike të lidhur me Demokratët, e përforcuar nga miliarderë si George Soros dhe struktura jofitimprurëse që mbronin identitetin e donatorëve, Media Matters tani po humbet para, moral dhe ndikim. Madje, edhe aleatë të vjetër thuhet se janë distancuar, dhe një donator i madh raportohet se ka kërkuar mbylljen e plotë të grupit.

Themeluesi i Breitbart News, Andrew Breitbart, kishte paralajmëruar prej kohësh për ndikimin dhe taktikat frikësuese të grupit. Media Matters kishte detyruar ABC News të anulonte paraqitjen e Breitbart gjatë zgjedhjeve afatmesme të vitit 2010, dhe më pas mburrej publikisht duke e cilësuar atë si “helm”. Tani, vite më vonë, situata është përmbysur.

Ndërsa grupi përpiqet të përballet me padinë e Musk, hetimet e FTC-së dhe hetimet shtetërore republikane, burimet e brendshme përshkruajnë një ambient pune të mbushur me moral të ulët, kërcënime për sigurinë dhe presion të madh financiar. Sipas një padie të paraqitur nga Media Matters dhe cituar nga New York Times, shumë gazetarë, shkrimtarë dhe studiues kanë “reduktuar ndjeshëm gazetarinë hetimore”, veçanërisht mbi çështjet që lidhen me FTC-në, për shkak të frikës nga pasojat e mundshme.

Padia e X është ende aktive në disa juridiksione, përfshirë Singaporin dhe Irlandën, ku gjykatat kanë pezulluar ose mbyllur disa çështje që Musk i ka apeluar. Musk është zotuar se do të ndjekë “jo vetëm organizatën, por edhe këdo që e financon atë”, duke rritur presionin ndaj Media Matters dhe mbështetësve të saj të pasur.

Ndërkohë, aleatët e presidentit Trump vazhdojnë të hetojnë nëse Media Matters ka shkelur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit duke mbledhur fonde nën pretendime të rreme — pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga konservatorët për të çmontuar atë që ata e quajnë një “kartel fjalës” që synon të shtypë mendimin ndryshe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments