7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOrë policore nga e enjtja deri të hënën? 1 maji, kundërshtime në...

Orë policore nga e enjtja deri të hënën? 1 maji, kundërshtime në Qeveri për izolimin

Izolimi për 1 maj ka nxjerrë kundërshtime mes anëtarëve të Qeverisë.

Kjo për shkak se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka propozuar që izolimi gjatë kësaj fundjave të jetë prej të premtes deri të hënën.

“Gjatë seancës së ditës së nesërme do të sillet vendimi. Në mbledhjen e mëngjesit të Shtabit e shpreha mendimin, të mbledhjes së Komisionit të sëmundjeve ngjitëse, i cili Komision me konsensus konsideron që fundjava të jetë e mbyllur në tërësi, nga premtja deri të hënën”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Por, i të njëjtit mendim nuk është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. Ai ka propozuar që edhe kjo fundjavë të jetë sikurse java e kaluar, kur kishim orë policore që filloi të shtunën në ora 15:00 dhe të përfundojë të hënën në ora 05:00.

Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm:

“Në seancën e Shtabit koordinues në Qeveri edhe njëherë e kam afirmuar qëndrimin tim se është e domosdoshme që vendimet që sillen të mos jenë në drejtim të ashpërsimit të masave të lëvizjes. Në këtë drejtim, dhe në vazhdën e fundjavës së vazhduar për 1 maj, konsideroj se Qeveria duhet të sjellë vendim të njëjtë sikur për fundjavën e kaluar”.

Për këtë qëndrim të Çulevit, Filipçe tha se nuk është koha të thirremi në qëndrime dhe dëshira personale.

“Konsideroj se nuk duhet të thirremi në mendime personale dhe tendencë që të përcillet ndonjë mendim, qëndrim apo dëshirë e cilitdo e ndonjë grupi të qytetarëve, pasi çdo mendim bazohet në mendime shkencore të Komisionit të sëmundjes ngjitëse”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Komisioni për sëmundje ngjitëse ka kërkuar që ora policore të jetë nga e enjtja në mbrëmje, e deri të hënën./Tv21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments