Kryeministri hungarez Viktor Orban, në hapjen e Konferencës konservatore CPAC (The Conservative Political Action Conference – CPAC) në Budapest e përshëndeti kryeministrin Hristijan Mickoski dhe lidershipin e tij në mbrojtjen e kufirit evropian nga migrantët e paligjshëm.
“Heroi ynë maqedonas, Hristijan Mickoski, fitoi në zgjedhjet edhe pse i gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij. Ai është rojtari i një fortese që mbron kufirin jugor të Evropës nga migrimi. Rroftë Maqedonia!”, deklaroi kryeministri Orban në hapjen e konferencës së madhe të konservatorëve evropianë dhe amerikanë në kryeqytetin hungarez. Para fjalimit të Orbanit, u transmetuan një video-mesazh ekskluziv nga presidenti Donald Tramp. Në mesin e të ftuarve tjerë në konferencë janë kryeministri sllovak Robert Fiko, kryeministri gjeorgjian Irakli Kobahidze, Andrej Babish nga Republika Çeke, Jerzhi Kvashnjevski dhe Mateush Moraviecki nga Polonia, Herbert Kikëll nga Austria, Alis Vajdell nga Gjermania, Horhe Buksade nga Spanja, si dhe yjet amerikane të krahut të djathtë Ben Shapiro, Xhek Posobiec dhe Dejvid Rubin.
Pritet që nesër Mickoski të mbajë fjalim në konferencën. CPAC konsiderohet mbledhja më e madhe dhe më me ndikim e konservatorëve në botë.