11.1 C
Tetovo
E shtunë, 25 Tetor, 2025
BallinaLajmeOrari dimëror me 10 linja të reja ajrore nga Shkupi drejt Madridit,...

Orari dimëror me 10 linja të reja ajrore nga Shkupi drejt Madridit, Barit, Pragës dhe Këlnit

Nga fundjava fillon orari dimëror i fluturimeve për sezonin 2025/26. Nga aeroporti i Shkupit do të operojnë fluturime drejt 49 destinacioneve të rregullta, të cilat do t’i shërbejnë 17 kompanitë ajrore, si dhe 13 linja charter. Nga aeroporti i Ohrit janë planifikuar pesë linja të rregullta.

Në sezonin dimëror shtohen 10 destinacione të reja, nga të cilat nëntë do t’i operojë Wizz Air me subvencione qeveritare – përfshirë Madridin, Barin, Pragën, Kölnin, Larnakën dhe Bazelin. Më 3 nëntor, easyJet rikthen linjën për Gjenevë.

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, të dy aeroportet kanë shërbyer 2.58 milion pasagjerë, gjashtë për qind më shumë se vitin e kaluar. Stambolli mbetet destinacioni më i frekuentuar, ndërsa Turqia, Gjermania dhe Zvicra janë tregjet kryesore.

TAV Maqedoni njofton negociata për lidhje direkte me Danimarkën, Finlandën dhe Lindjen e Mesme. Mundësi të reja hapen gjithashtu me marrëveshjen për transport ajror të rregullt me Mbretërinë e Bashkuar, e nënshkruar në Londër.(tv21)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments