Ora policore do të jetë në fuqi edhe për dy javë të tjera deri më 23 maj, por duke filluar javën tjetër fillon në orën 21:00, Komisioni për sëmundje infektive do t’i propozojë qeverisë, këto masa ka mësuar Sloboden Peçat.
Kufizimi i lëvizjes këtë javë ka për të mbetur i njëjtë si më parë, por që nga java e ardhshme ora policorei do të fillojë në orën 21:00.
Informacioni është deri tani jozyrtar, dhe Komisioni pritet t’i publikojë ato nesër.
Qendrat tregtare dhe kafenetë duhet të jenë të hapura nga 10 e mëngjesit deri në ora 6 pas dite, përveç të dielave, me një protokoll të veçantë. Përpjekjet për të provuar rrobat në qendrat tregtare do të ndalohen.